Raporti i OKB-së zbulon se natyra është në prag të katastrofës

E publikuar: 06/05/2019 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një raport gjithëpërfshirës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka gjetur se gjendja e natyrës në Tokë është në prag të katastrofës.

Ky raport është hartuar prej qindra autorëve nga 50 vende të ndryshme të botës, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Në të theksohet se natyra po shkatërrohet me hapa të shpejtë, së bashku me rreth një milion lloje të kafshëve dhe bimëve që janë të rrezikuara nga zhdukja.