Raporti i KFOR-it: Lidhja e fuqishme e ShIK-ut të PDK-së me trafikun e drogës

E publikuar: 04/02/2019 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe raporte të shërbimeve mike të Kosovës pjesë e NATO-së të publikuara kohë më parë nga “Koha Ditore” e akuzojnë ShIK-un e PDK-së, partisë që e themeloi dhe e drejtoi gjatë Hashim Thaçi që qëndron prapa tregut të drogës në Kosovë.

Këto raporte në veçanti akuzojnë deputetin e PDK-së, Elmi Reçica. NATO-ja ia kishte bërë një portret të gjerë bazuar në vëzhgim dhe përcjellje të gjatë ElmiReçicës.

Atë e cilëson si njeri shumë të fuqishëm që kontrollon tregun e drogës.

VIDEO: Dokumentarin e plotë e gjeni këtu!

Kosova ka një sipërfaqe prej 10 mijë kilometrash katror. Më pak se 2 milionë banorë, po ashtu. E ky është territori që konsiderohet shumë atraktiv nga trafikantët si vend transit për drogën që prodhohet në shtetin shqiptar, dhe po ashtu për drogat më të rënda që vijnë nga pjesë të tjera të botës.

Dhe kjo pozitë strategjike e kishte prekur thellë Kosovën dhe elitën e saj politike që të ‘ngjyente’ në hisen e madhe të trafikut të drogës.

InDoks në dokumentarin “Drogë & Censurë” ka bërë një hulumtim të gjerë për fenomenin e drogës në Kosovë.