Raporti i BE-së për Serbinë, përmendet marrëveshja përfundimtare me Kosovën

E publikuar: 29/05/2019 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Evropian ka prezantuar edhe raportin për Serbinë.

Sipas këtij raporti, Beogradi duhet të ndërmarrë hapa të konsiderueshëm sidomos në marrëdhënie ndërkombëtare dhe të krijojë një mjedis të favorshëm për përfundimin e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese me Kosovën, përcjell lajmi.net.

Në raportin e KE-së gjithashtu thuhet se Serbia duhet të punojë më tepër në fushën e sundimit të ligjit brenda vendit.

Në raportin e progresit gjithashtu për pjesën që lidhet me normalizimin marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, është kujtuar se në dialog janë mbajtur disa takime në nivel më të lartë dhe thanë se qëllimi i kësaj ishte përfundimi i marrëveshjes.

Kjo marrëveshje sipas BE-së duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe juridikisht e detyrueshme e cila do të ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe e pranueshme nga vendet e BE-së.

Megjithatë, dialogu është ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifë prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.