Raportet: Edhe dy të arrestuar lidhur me vrasjen e Nemtsovit

E publikuar: 08/03/2015 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat shtetërore kanë raportuar sot se policia e Rusisë i ka arrestuar edhe dy persona të tjerë lidhur me vrasjen e politikanit opozitar, Boris Netsov, i cili u qëllua për vdekje muajin e kaluar në pjesën qendrore të Moskës.

Të dy personat e arrestuar në Ingusheti, janë nga Çeçenia fqinje, në rajonin e trazuar Kaukazi Verior.

Njëri prej të arrestuarve është vëllau më i ri i personit Anzor Gubashev, tashmë i arrestuar së bashku me Zaur Dadayev.

RIA Novosti raportoi se Dadayev ishte zëvendës i komandantit i një batalioni në Ministrinë e brendshme të Çeçenisë, ndërsa Gubashev, kishte punuar për një kompani private të sigurimit./rel/