Raport: Samsung mund të sjellë tre variante të Galaxy S10-ës me skaner të shenjave të gishtërinjve në ekran

E publikuar: 18/07/2018 02:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung është ende javë larg debutimit të Galaxy Note 9, por spekulimet kanë filluar jo vetëm për këtë të fundit por edhe Galaxy S10.

Sipas Business Insider, analisti Ming-Chi Kuo beson se S10-ta do të vijë me tre madhësi të ndryshme: 5.8-inç, 6.1-inç dhe 6.4-inç.

Këto përmasa janë të përafërta me ato të serive të reja të iPhone që priten këtë vit.

Dy modelet e mëdha të S10-ës do të përmbajnë sensorë të shenjave të gishtërinjve në ekran thotë Kuo ndërsa modeli i vogël në pjesën e pasme të tij.

Galaxy S9 shitet në dy modele, 5.8-inç dhe 6.2-inç me diferenca të vogla në memorie, kamera dhe RAM.

Analisti Kuo shquhet për informacionet që publikon rreth iPhone nisur nga aksesi që ka në zinxhirët e furnizimit.

Së fundi ka filluar të flasë edhe për planet e Samsung.

Kuo ka parashikuar se Apple do të adoptojë një strategji të ngjashme. Ende Galaxy S10 është shumë larg.

Por kompania ka lajme për ne kur të prezantojë me 9 Gusht Galaxy Note 9. Edhe pse është një flagship, telefoni nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha. /PCWorld Albanian