Raport: Samsung Galaxy S10 do të ketë gjashtë kamera dhe 5G

E publikuar: 21/11/2018 07:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse jeni ankuar për Galaxy S9 si një përditësim minimal krahasuar me ato që ofronte paraardhësi, Samsung nuk do tu lërë më hapësira për ankesa vitin e ardhshëm.


Burimet e Wall Street Journal pretendojnë se Samsung do të prezantojë katër modele të Galaxy S10 ku njëri prej tyre do të ketë ekran 6.7-inç, teknologjinë 5G dhe gjashtë kamera, dy frontale dhe katër të pasme.

Telefoni i cili pritet të debutojë në mesin e muajit Shkurt do të varet së shumti nga disponueshmëria e rrjeteve 5G.


Thuhet se Samsung ka hyrë në bisedime me operatorët Amerikanë AT&T dhe T-Mobile si dhe ato Koreano-Jugorë por asgjë nuk është vendosur në këtë pikë.

Tre telefonët e tjerë do të kenë ekrane nga 5.8-inç deri në 6.4-inç dhe kamera nga tre deri në pesë të tilla.

Dizajnet e tyre nuk janë finalizuar por më në fund mund të sjellin karikimin wireless.

Biznesi mobil i Samsung nuk ka performuar mirë sidomos pas shitjeve të dobëta të S9 dhe Note 9.

Vitin e ardhshëm kompania ka shansin tu provojë konsumatorëve se nuk i ka harruar. Funksione si 5G apo fotografia e avancuar janë jetike për suksesin e telefonëve. /PCWorld Albanian