Raport: Apple do të unifikojë dyqanet e aplikacioneve të iOS dhe macOS në 2018-ën

E publikuar: 22/12/2017 07:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtatë vite pasi prezantoi iPad-in e parë dhe zgjodhi sistemin operativ të iPhone për të në vend të macOS, thuhet se Apple do të shkrijë dyqanet e aplikacioneve të dy platformave në një të vetëm.

Sipas një raporti të Bloomberg, versioni i ardhshëm i macOS me numër versioni 10.14, do të funksionojë me aplikacionet iOS.

Kështu zhvilluesit do të fokusoheshin në krijimin e një aplikacioni të vetëm në vend që të kujdesen për përditësimin e dy aplikacioneve.

Aplikacionet e unifikuara iOS/macOS do të ofrohen në App Store e Mac. Apple është përgatitur për këtë moment që në ditët e para të iOS.

Platforma mobile përdorte kernelin e OS X dhe macOS vazhdimisht ka përvetësuar funksione por edhe elementë grafikë nga iOS.

Megjithatë kohët e fundit diferencat në fuqi kompjuterike dhe skemat e ndërveprimit kanë ndarë më tej dy platformat.

Por versionet më të fundit të iPhone me procesorët e serisë A të Apple kanë treguar performancë thuajse të barabartë me disa kompjutera Mac me procesorë Intel.

Apple gjithashtu ka prezantuar procesorët ARM T1 dhe T2 për disa kompjutera Mac dhe funksionimi i iOS në to nuk është diçka e pamundur.

Nuk dihet nëse kompjuerat Mac fillimisht do të luajnë aplikacionet iOS në një emulgator apo do të nevojitet ripërpilimi i tyre specifikisht për Mac.

Versionet e reja të Mac debutojnë në Konferencën e Zhvilluesve të Apple në Qershor pasur nga versione beta dhe versionet finale në Shtator. /PCWorld Albanian