Ranocchia zbulon se kush e bindi të qëndrojë te Interi

E publikuar: 22/09/2017 05:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi italian, Andrea Ranocchia ka zbuluar se trajneri i Interit, Luciano Spalletti është personi që e bindi që të qëndroj në skuadër këtë verë.

Qendërmbrojtësi italian u kthye te Interi pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Hull City në Ligën Premier.

Por, pas kthimit në skuadrën italiane pritej të largohej përfundimisht në afatin kalimtar të transferimit të verës, por ai ka mbetur një lojtar Nerazzurë.

Sipas Ranocchias është trajneri italian, Spalletti, i cili e ka bindur të qëndroj në skuadër edhe për këtë sezon.

“Ndjenja me të [Spallettin] është pozitive”, ka thënë fillimisht Ranocchia për Premium Sport.

“Forca e tij është se ai i bën të gjithë të ndihen të rëndësishëm”.

Ranocchia dhe Spalletti

“Në stërvitje dhe në lojë ai ju bën të ndiheni të rëndësishëm, ai është një armë shtesë për të arritur”.

“Ai më ka bindur që të rri, ai më foli nga dita e parë dhe më tha se llogarit tek unë”.

“Kam marrë parasysh fjalët e tij, dhe tani po stërvit deri sa të fitoj shansin tim”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/