Ramush Tahiri komenton ftesat e Vetëvendosjes për koalicion me LDK’në

E publikuar: 21/06/2017 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje së fundmi me një intensitet të shtuar, po e lut në mënyrë publike Lidhjen Demokratike të Kosovës në krye me Isa Mustafën, që të pranojnë ftesën e tyre për të biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit mes dy partive.

Postin e Kryeministrit, ose pranojnë të shkojnë në opozitë, ky është kushti i vetëm dhe i pandryshuar i partisë së Isa Mustafës.

Nga ana tjerë të prerë në qëndrimin e tyre për të parin e Qeverisë janë edhe  Vetëvendosje e cila kandidat për kryeministër ka Albin Kurtin.

E rreth këtyre ftesave publike nga zyrtarët e Vetëvendosjes ka folur analisti Ramush Tahiri. Ai e sheh të kuptueshme ofertën e Vetëvendosjes drejtuar LDK’së.

Tahiri ka thënë për Express të mërkurën se partitë së pari duhet të ulen dhe të bëjnë kompromise rreth postit të kryeministrit.

“Vetëvendosje i ka 31 deputetë dhe ju vyn se paku edhe 30 për ta formuar Qeverinë nëse dështon i pari. Por se Vetëvendosje e bën tash Qeverinë me LDK’në me 60 deputetë, d.m.th dihet se shumica e nevojshme për ta formuar qeverinë është këndej, ende pa u bo mandatari. Dhe është e kuptueshme që Vetëvendosje të i bëjë ofertë LDK’së që të bëjë koalicion për formimin e qeverisë”, u shpreh Tahiri.

Duke i komentuar deklaratat e Mustafës, i cili edhe dje u shpreh i bindur se pranojnë marrëveshje me Vetëvendosjen vetëm nëse ata udhëheqin me qeverinë, Tahiri tha se pa filluar bisedimet mes këtyre dy partive, askush nuk e di se sa rëndon posti i kryeministrit.

“Momentalisht koalicion askush nuk po mundet me arrit sepse as Ramush Haradinaj nuk po e lëshon pozitën e vetë. Edhe ai kur të fillon me bisedu me partner të tjerë nuk e ka të sigurt a pajtohen ose jo për postin e kryeministrit. Sepse për tu siguruar 61 vota duhet me bo kompromis e tahs kur të fillojnë bisedimet dihet se sa rëndon pozita e kryeministrit, a rendon dy ministra apo tre ministra edhe a pajtohen.

Ne edhe në zgjedhjet e kaluar e kishim Mustafën kryeministër në formën e kompromisit nga partia e tij. Tash qëndrimi i LDK’së është se nuk do të pranojë  pa ia dhënë kryeministrin mirëpo LDK’ja duhet t’i nis bisedimet dhe se nuk kanë arsye t’i ftojnë përmes mediave por në tavolinë të bisedimeve”, sqaroi ai ndër tjerash.

Sidoqoftë, i pyetur nëse VV mund të sakrifikojë dhe t’ia jap kryeministrin LDK’së, Tahiri tha se këtë nuk mund ta di, por siç u shpreh ai, mund të behët kompromis dhe Vetëvendosje të pajtohet të mos e ketë Albin Kurtin por për kryeministër dhe ta ketë Shpend Ahmetin.

“Dhe ndoshta me Ahmetin pajtohet edhe LDK, por kjo nuk mund të dihet ata pa u ulë dhe të bisedojnë. Ata  duhet të ulen dhe të bisedojnë dhe të shohin se a e japin postin kryeministrit” theksoi analisti Ramush Tahiri.

Ky i  fundit i komentoi edhe deklaratat e Lufti Haziri i cili tha se partia e Visar Ymerit nuk e njeh sakrificën e Ibrahim Rugovës dhe nuk tregon respekt për atëkohë, duke thënë se e rëndësishme është të flitet për programin qeverisës dhe se nëse VV ka atë qëndrim për Rugovën, është pjesë e tyre.

“Pa u ulë me bisedu deklaratat e ndryshme janë gjuajtje përmes mediave, secili po flet gjithçka dhe po i thonë kërkesat, por kur të ulën me bisedu këta kanë me fol për programin qeverisës, nuk kanë më ndërru karakterin që VV të bëhet LDK e LDK të bëhet VV ose konglomerat, tash nëse VV ka qëndrim rreth Ibrahim Rugovës ata le ta mbajnë atë qëndrim sepse kjo është pjesë e historisë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe vendi ka shkuar në zgjedhje më 11 qershor. Kujtojmë se koalicioni PAN ka dal i pari, ndërkaq e dyta është renditur Vetëvendosje e pasuar nga koalicioni LAA.