Ramush Haradinaj uron 30-vjetorin e themelimit të Partisë së Aksionit Demokratik në Sanxhak: Kjo parti kundërshtoi regjimin e Millosheviqit

E publikuar: 29/07/2020 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar për 30-vjetorin e themelimit të Partisë së Aksionit Demokratik në Sanxhak.

Haradinaj ka thënë se populli liridashës i Sanxhakut dhe themeluesi i partisë Sulejman Ugljanin, me themelimin e partisë artikuluan kërkesat kundër shtypjes nga regjimi i kriminelit serb Slobodan Millosheviq.

“Tridhjetë vjet më parë, populli liridashës i Sanxhakut, themeluan Partinë e Aksionit Demokratik. Kjo parti ishte një lëvizje që artikuloi kërkesat popullore, kundrejt shtypjes nga regjimi i Millosheviqit. Sot, shfrytëzoj rastin, që themeluesin e partisë, z. Sulejman Ugljanin dhe popullin e Sanxhakut, ta uroj në këtë ditë të shënuar”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, i ka bërë thirrje popullit të Sanxhakut që të qëndroj i bashkuar.

“Njëkohësisht, duke përkrahur kërkesat e tyre legjitime, i ftoj që të qëndrojnë së bashku, se vetëm ashtu mund të realizojnë qëllimet e përbashkëta”, ka shkruar në fund Haradinaj, bën të ditur njoftimi nga AAK.