Ramush Haradinaj takohet me Luan Krasniqin

E publikuar: 07/11/2018 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luan Krasniqi është një nga sportistët shqiptarë më të njohur në botë.

47-vjeçari nga Juniku në kohët e arta të tij mbajti titullin evropian në bokës për pesha të rënda dhe gjithashtu e tentoi titullin e botës për pesha të rënda në WBO.

Sot (e mërkurë) ai takoi në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili për takimin shkruaji në Facebook:

“Kënaqësi ta pres në takim kampionin tonë, Luan Krasniqin, suksesi ndërkombëtar i të cilit mbetet gjithmonë inspirim për brezat e ri. Sot, më shumë se kurrë, kemi sportistë që ndjekin rrugën dhe sukseset e Luanit. Sportistët e formatit të tij ishin dhe janë imazhi më i mirë i Kosovës në botë”.

Krasniqi aktualisht është analist i boksit, ku komenton dhe analizon meçet e mëdha.

Si boksieri më i suksesshëm shqiptar, idhujt e tij ishin Muhamed Ali dhe  Lennox Lewis.

Vlen të theksohet se në ndeshjet e boksit ai është paraqitur si boksier nga Gjermania, por kurrë nuk ka fshehur prejardhjen e tij nga Kosova. /Telegrafi/