Ramush Haradinaj sulmon Isa Mustafën për keqpërdorime në Fondin e 3 përqindëshit

E publikuar: 12/03/2015 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj ka kërkuar llogari nga Kryeministri Isa Mustafa për Fondin e 3 përqindëshit. Sipas Haradinajt, deklarimi i Mustafës se nuk ka obligim ligjor për të rikthyer paratë është papërgjegjësi morale, politike e ligjore ndaj qytetarëve dhe diasporës.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Haradinajt.

Z. kryeministër, nëse asnjë qeveri e as ti nuk keni obligim ndaj Bonove të 3 përqindshit, pse i lëshuat ato pa garancion? Pse e mashtruat qytetarin duke lëshuar bono të pavlera?

Dihet që funksioni i bonos është këmbimi obligativ i parave të gatshme me diçka me vlerë të garantuar. Ndërsa ju sot deklaroni në Kuvend se nuk keni obligim ligjor t’i riktheni paratë, e edhe më keq, e krahasoni pamundësinë e kthimit të mjeteve financiare me pamundësinë e rikthimit të atyre që humbën jetën për liri. Kjo deklaratë është papërgjegjësi morale, politike e ligjore ndaj qytetarëve të Kosovës dhe diasporës, që kontribuan pa kushte për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./express/