Ramush Haradinaj pret Talat Xhaferin në kullën e Gllogjanit

E publikuar: 25/04/2019 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme e ka pritur në Kullën e babait të tij në Gllogjan, Talat Xhaferin, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Haradinaj tha se ishte i nderuar të mirëpres Xhaferin, njofton Klan Kosova.

“I nderuar ta mirëpres në Kullën e Hilmiut në Gllogjan, Talat Xhaferin, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”.

“Bisedë vëllazërore për zhvillimet në Kosovë dhe në shtetin fqinj, me fokus interesat e shqiptarëve”.

“Vlerat e idealit të lirisë, demokracisë dhe përparimit janë elemente të pandryshueshme të qenësisë sonë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.