Ramush Haradinaj: Kosovë të dua, të shërbej pa kushte

E publikuar: 31/05/2017 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I nominuari për kryeministër të Kosovës, nga koaliconi PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj në hapje të fushatës zgjedhore në Prishtinë, ka thënë se do t’i shërbejë vendin me nder e sakrificë.

Edhe unë jam biri yt, Kosovë.

Kosovë, të dua. Kosovë, të shërbej pa kushte Askush s’do ta mund Kosovën asnjëherë. As korrupsioni.

Kosova po na thërret që ta mundim korrupsionin, krimin, terrorizmin.

Që ta mundim lakminë joligjore, që ta mundim inatin e dëmshëm mes vete,që të kemi shtet ligjorë, të kemi prokurorë e gjyqtarë, e gjyqe që ju besojmë.

Që të kemi polici e ushtri që na bindin se jemi të sigurtë.Kosova po na thërret të kemi ekonomi.

Të rrisim ekonominë e vendit, të rrisim prodhimin vendor, të investojmë tek të rinjtë tonë e tek gratë kosovare.

Ta sjellim në Kosovë fuqinë e dijes dhe investuesin e diasporës, të investojmë te bizneset tona të vogla e të mesme.

Të investojmë në bujqësi, të rrisim prodhimin e ushqimit, të hajmë ushqim të shëndoshë, nga toka jonë dhe duart tona.

Që të aktivizojmë minierat e qymyrit e të metaleve e t’i sjellim në Kosovë kompanitë më të fuqishme të botës që të investojnë.

Që ti rrisim rezervat e ujit, që të kemi furnizim të bollshëm me ujë e t’ia heqim dertin qytetarit përgjithmonë.
“T’i rrisim pagat e pensionet, të rrisim pagën minimale, të garantojmë pension për personat me aftësi të kufizuara.

Në fjalimin e ti Haradinaj gjithashtu shprehu nevojën për investime në infrastrukturën sportive.

Ai ka bërë thirrje që më 11 qershor të votohet koalicioni PDK-AAK-Nisma.