Ramush Haradinaj: Kosova, pjesë e botës që i prin Amerika

E publikuar: 30/03/2019 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjenerali amerikan John C. Boyd, është shpallur “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i Deçanit.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili e ka uruar Gjeneralin për dekoratë.

“Te shqiptarët e kësaj treve miku është shumë i çmuar. Është ndër kodet që asnjëherë nuk ka ndodh të lëndohet, pra kodi i nderit dhe respektit që i bëhet mikut. Është mirë që i ruajmë këto vlera edhe tutje në këto kohë të reja”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Sot ne kemi nderuar një ushtar dhe e kemi bërë bashkëqytetar”.

“Jam thellë i bindur se këtu do ta japim provimin si popull duke punuar për një miqësi të përjetshme Kosovë-Amerikë”.

“Në një mënyrë me shpërblu përkrahjen e madhe që i ka dhënë Amerika Kosovës, në mënyrën tjetër me qeverisë mirë Kosovën, me kriju vende të punës dhe me mbajt rininë këtu”.

“Me ditë me u sjellë si zot shtëpie në vendin tonë dhe si një zot shtëpie që di me nderu shtëpinë e vet, ta nderojmë edhe mikun”.

“Unë jam i bindur që nuk do ti zhgënjejmë miqtë tanë me punët që do ti kryejmë në Kosovë, komunitet posaçërisht dhe fqinjët”.

“Por, ka një gjë që nuk e fshehim. Ne kemi vendos, populli i Kosovës e ka vendos kush është. Jemi Kosovë, por jemi pjesë e botës që i prin Amerika. Jemi pjesë e këtyre vlerave”.

John C. Boyd pas shpalljes “Qytetar Nderi” në Deçan: Më nderuat mua dhe familjen time