Ramush Haradinaj godet Hajredin Kuçin: Ju keni qenë arkitekt i këtyre dallavereve

E publikuar: 27/03/2015 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është arkitekt i dallavereve me atë që është prezantuar fillimisht për Gjykatën Speciale, dhe atë që sot po prezantohet.
“Zoti Hajredin Kuçi, ju duhet të jepni sqarime, sepse ju jeni arkitekt i këtyre dallvereve”, tha Haradinaj. Sipas tij, panelet është thënë se do të jenë të përbërë edhe nga vendorët, ndërkaq, tani po del se kemi panel ndërkombëtar. “Kosovës tani po i jepni një UNMIK”, tha ai, raporton Gazeta Blic.