Ramush Haradinaj: Fillimi i ri e çon Kosovën përpara

E publikuar: 22/05/2017 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka vizituar sot qytetin e Gjilanit.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të ketë fusnotë duke e cilësuar fusnotën si të kaluar, dhe duke shtuar se Fillimi i ri nuk duhet të jetë me gabime të vjetra.

“A mundemi të jemi të pavarur me fusnotë? Duam Kosovën pa fusnotë, ajo ka qenë çka ka qenë. Fillimi i ri nuk bën të ketë gabime të vjetra”, tha Haradinaj, raporton lajmi.net

Ai ka folur edhe për Asociacionin dhe ka thënë se në Kosovë nuk duhet të ketë dy republika.

“Nuk bën të kemi dy republika sepse Kushtetua e ka parapa Asociacionin pa kompetenca ekzekutive. Nuk mund të kemi dy juridiksione. Nuk e duam Kosovën që të mbetet peng i formimit të Ushtrisë. Fillimi i ri nënkupton të ecim përpara”, shtoi Haradinaj para gjilanasve.

Ai tutje tha se Qeveria Haradinaj nuk do t’i lë punët ‘copa-copa’, por do t’i përfundojë ato.

Sipas tij qytetarët e kanë para vetes mundësinë që ta bëjnë zgjedhjen më të mirë.