Ramush Haradinaj dekoron Rrustem Mustafën me medaljen ‘Skënderbeu’

E publikuar: 14/03/2019 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dekoruar ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Kryeministri këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ka shkruar:

“Me ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, bashkëbiseduam për zhvillimet në vend, në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë. Duke shprehur respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut dhe lirisë, gjeneralit Mustafa, i dorëzova Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.