Ramos: Vuajtëm ndaj Ajaxit, tani radha e tyre të vuajë para tifozëve të Real Madridit

E publikuar: 14/02/2019 00:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve, ku kapiteni Sergio Ramos, u nda i kënaqur me rezultatin.

Karim Benzema i dha epërsinë kampionëve evropianë dhe botërorë, ndërsa Marco Asensio e vulosi fitoren për Los Blancos.

“Ajax rritet kur luan në shtëpi dhe ata ngritën edhe paraqitjen e tyre. Ata bën presing shumë të lartë dhe nuk na lejonin të merrnim topin kështu që filluam ta kërkojmë daljen me topa të gjatë”.

Sergio Ramos në aksion. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Tani është koha që ata të vuajnë para tifozëve tanë”, tha fillimisht Ramos.

Sezoni i Real Madridit është kthyer gjatë javëve të fundit dhe po ashtu, tani janë pozicionuar mirë edhe në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi qenë të efektshëm, mbi të gjitha. Futbolli nuk është gjithmonë një lojë e bukur dhe ne duhet të dimë se si t’i interpretojmë ndeshjet”.

Sergio Ramos duke festuar fitoren . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Ne duhet të krijojmë hapësirë ​​dhe pastaj të përfitojmë”.

Ramos e pranoi se loja ka qenë e vështirë, pasi të rinjtë e Ajaxit dhanë gjithçka dhe luajtën fortë, por sipas tij fitoret me vuajtje janë të ëmbla.

Kapiteni do të mungojë në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit. /Telegrafi/