Ramos: Reali do të fitoj përsëri, askush nuk dyshon në këtë

E publikuar: 17/08/2018 06:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sergio Ramos ka folur pas humbjes së Real Madridit në finale të Superkupës së Evropës ndaj Atletico Madridit.

Real Madridi si fitues i Ligës së Kampionëve u ndesh për Superkupën e Evropës ndaj Atletico Madridit, fituesit aktual të Ligës së Evropës.

Fitorja në këtë ndeshje i takoi Los Colchoneros, të cilët pas vazhdimeve triumfuan me rezultat 4-2, pasi loja e rregullt përfundoi me barazim 2-2.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur tek tifozët e Mbretërve, por jo edhe për kapitenin e tyre Ramos.

Mbrojtësi spanjoll ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se Reali do t’i kthehet përsëri fitoreve dhe për këtë nuk dyshon askush.

“Ne mësojmë diçka nga çdo humbje”.

“Do të fitojmë përsëri me këtë fanellë dhe askush nuk e dyshon atë”.

“HalaMadrid dje, sot, nesër dhe përgjithmonë”, ka shkruar Ramos në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/