Ramos: Pritej që Reali të fitonte 3-0, por nuk ishte aq lehtë

E publikuar: 26/04/2018 05:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për Sergio Ramosin nuk ka mjaftuar fitorja prej 2-1 e Real Madridit kundër Bayern Munichut në Allianz Arena.

Kapiteni ka thënë se pritshmëritë kanë qenë shumë më të mëdha për Los Blancos në udhëtimin e tyre në Munih.

Golat e Marcelos dhe Marco Asensios e neutralizuan golin e Joshua Kimmich dhe e përmbysën rezultatin e bavarezëve para tifozëve gjermanë.

Edhe pse më këtë triumf, Reali është shumë afër finales së tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, Ramos thotë se ishte pritur që Mbretërit të fitonin me rezultat 3-0.

“E dinim se çfarë do të gjenim, kështu është Liga e Kampionëve, ishte një ndeshje e shkëlqyer në një stadium të shkëlqyer”.

“Krahas dy golave të shënuar, skuadra ishte gjithashtu solide dhe u mbrojt mirë. Është pritur që të fitonim me rezultat 3-0, por ishte vështirë”.

“Tash duhet t’i japim fund në shtëpi, nuk kemi bërë asgjë akoma, duhet të jemi të qetë dhe ta kemi respektin më të madh për Bayernin”, u ka thënë Ramos gazetarëve pas ndeshjes.

Ndeshja kthyese gjysmëfinale zhvillohet javën e ardhshme në Santiago Bernabeu (të martën, më 1 maj). /Telegrafi/