Ramos përmbys rezultatin nga penalltia

E publikuar: 16/08/2018 06:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi tashmë ka kaluar në epërsi kundër Atletico Madridit në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s.

Në gjysmën e dytë u akordua penallti në favor të Los Blancos, pasi Juanfran e preku topin me dorë në zonë.

Përgjegjësinë e mori kapiteni Sergio Ramos, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë (63′).

Sfida e sivjetme e Superkupës së Evropës zhvillohet në Tallinn të Estonisë dhe është hera e parë që luhet në këtë shtet.

Los Blancos kanë hyrë në këtë ndeshje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Los Rojiblancos si fitues të Ligës së Evropës.

Reali është kampioni në fuqi pasi e ka fituar trofeun në dy vitet e fundit.

Pritet të shihet se cili do të jetë fundi sfidës, a do ta mbrojë Reali titullin apo do të kthehet Atletico. /Telegrafi/