Ramos nuk është i lumtur te Reali, thotë Calderon

E publikuar: 24/06/2015 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon beson se Sergio Ramos nuk është aspak i lumtur në Santiago Bernabeu dhe bisedimet për kontratën e tij kanë ngecur për shkak të hamendësisë së mbrojtsit për të ardhmen.
Ramos po hyn në dy vitet e fundit të kontratës te Reali dhe spanjolli po duket synim transferues për Manchester Unitedin, teksa edhe Barcelona ka shprehur hapur interesim për të.
“Eshtë e qartë që Ramos është i pakënaqur sepse presidenti nuk i ka ofruar rinovim të kontratës”.
“Për mua kjo është një gjë publikisht që shihet pasi ai ka përkrahur hapur Ancelottin dhe se hapur ka thënë se nuk është pajtuar me shkarkimin e tij. Gjëja e njëjtë po ndodh edhe me Iker Casillasin”, u shpreh Calderon. /Telegrafi/