Ramos i kërkon falje bashkëlojtarit Reguilon, pas eksesit në stërvitje

E publikuar: 23/10/2018 05:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sergio Ramos ka kërkuar falje pas episodit dhe reagimit negativ ndaj bashkëlojtarit të tij Sergio Reguilon.

Reguilon e ka goditur aksidentalisht Ramosin në stërvitjen e sotme të klubit mbretëror.

Pas kësaj goditje të lehtë me dorë në fytyrë, mbrojtësi spanjoll reagoi ashpër duke e shqelmuar atë me top dhe duke debatuar pastaj me të.

Ky episod i ndodhur në stërvitje ka treguar edhe një herë se te Real Madridi nuk ka qetësi pas rezultateve të fundit negative.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe kapiteni i Real Madridit ka kërkuar ndjesë te Reguilon pas reagimit të tij të paqëndrueshëm që bëri ndaj tij.

Reguilon ishte i lumtur që çështja mori fund dhe këtë e tregoi gjatë një postimi në rrjetet sociale.

“Gjithmonë me ekipin tim dhe kapitenin tim, le të fitojmë nesër”, ka shkruar Reguilon në postimin e tij.

Ndryshe, Real Madridi është nikoqir i Viktori Plzen në ndeshjen e së martës mbrëma, e cila fillon nga ora 21:00. /Telegrafi/