Ramos barazon rekordin e Koeman

E publikuar: 15/06/2020 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pas ndërprerjes tre mujore për shkak të Covid-19, Sergio Ramos nuk e harroi zakonin e tij, atë të gjetjes së rrugës së rrjetës.

I shërbyer nga Eden Hazard, kapiteni i Real Madridit realizoi golin e dytë të Los Blancos në fitoren 3-1 ndaj Eibar.

Një gol i thjeshtë por i rëndësishëm për Ramos  që u ngjit në kuotën e 67 finalizimeve në La Liga duke barazuar rekordin e holandezit, Ronald Koeman, për sa u përket mbrojtësve që kanë shënuar më shumë në historinë e kampionatit spanjoll, raporton Gazeta Express.

Tashmë që Ramos është ngjitur në vendin e dytë, pikësynimi i tij është Fernando Hierro, por ish-kapiteni i Realit i cili kishte specialitet goditjet standarte duket i paarritshëm pasi në karrierë në La Liga ka arritur të realizojë 105 gola, shifër shumë e lartë për t’u arritur nga Sergio Ramo

s që është 34-vjeç dhe nuk është në vitet e fundit të karrierës.