Ramiz Lladrovci ua jep një lajm interesant qytetarëve të Drenasit

E publikuar: 13/07/2018 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka njoftuar qytetarët e Drenasit se një liqen artificial do të ndërtohet në territorin e kësaj komune.
Lladrovci ka bërë me dije se liqeni do të ndërtohet në Vërboc.

Ky është njoftimi i plotë

Lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e komunës së Drenasit!

Sot, mora konfirmimin zyrtar nga Këshilli për Investime, se Komuna e Drenasit do ta ketë liqenin e vet artificial, ujëmbledhësin që është planifikuar të ndërtohet në Vërboc.

Falënderoj të gjithë bartësit e përgjegjësive të nivelit qendror dhe zyrtarët komunal për punën në këtë projekt, përkrahjen e këtij projekti, për këtë sukses që Drenasit dhe Drenicës, i ofrohet një portë e re për zhvillim dhe ngritje e mirëqenies së qytetarëve.

Ky është projekt madhor dhe me rëndësi strategjike, së pari sigurohet uji i pijes për Drenas dhe disa fshatra të Drenicës, por përfiton edhe bujqësia, turizmi e fushat tjera prodhuese dhe shërbimeve.

Gjithsesi, ndikon në ngritjen e cilësisë së jetës, po ashtu, edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Faleminderit të gjithë kontribuuesve për këtë projekt!

Gëzuar qytetarë të Drenasit!