Ramiz Lladrovci rezulton pozitiv me COVID-19

E publikuar: 28/07/2020 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka dalë pozitiv me COVID-19.

Lladrovci tha se ndjehet mirë por se ka pak temperaturë.

Ai i ftoj qytetarët që t’i respektojnë masat nga IKSHPK.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,
Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë.
Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.
Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante.
Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!