Ramiz Krasniqi arsyeton humbjen e thellë ndaj Portugalisë: Luajtëm me një skuadër me përgatitje fizike fenomenale

E publikuar: 22/03/2018 00:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova e grupmoshave deri në 19 vjet ka pësuar humbje në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Finlanda 2018”.

Përfaqësuesit tanë nuk arritur të rrëmbejnë pikë si mysafirë i Portugalisë duke u mposhtur me rezultat 5-0.

Pas takimit ka folur trajneri i përfaqësueses sonë të U19, Ramiz Krasniqi, i cili ka arsyetuar humbjen e thellë me përgatitje më të mirë fizike të kundërshtarit.

“Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë dhe vet fakti që luajtën me një Kombëtare shumë të fortë”.

“Forca e tyre është pa edhe në fushë,një skuadër mjaft mirë e komponuar mirë me shumë futbollistë cilësor dhe me një përgatitje fizike fenomenale”.

“Një skuadër që e di në çdo moment çka do. Jemi munduar të bëjmë atë që kemi pasur mundësi, por një skuadër e këtij rangu meriton lëvdata”, tha Krasniqi.

Theksojmë se ndeshjen e radhës përfaqësuesja U-19 e zhvillon të shtunën më 24 mars kundër Republikës së Irlandës. /Telegrafi/