Ramiqi e mbron Shefqet Krasniqin: Asnjëherë s’ka nxitur radikalizëm

E publikuar: 28/02/2017 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokuroria Speciale, dje ka ngritur aktakuzë ndaj imamit të xhamisë së madhe të Prishtinës, Shefqet Krasnqi, për veprat penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja e urrejtjes” dhe “Shmangie e Tatimit”.
Fuad Ramiqi udhëheqës i Lëvizjes LISBA, në Info Magazinë të Klan Kosovës ka folur rreth ngritjes së aktakuzës për Shefqet Krasniqin nga ana a e Prokurorisë Speciale.

Ramiqi është shprehur se ligjëratat e imamit Shefqet Krasniqi asnjëherë nuk kanë qenë nxitëse.

“…unë e kam pritur konfirmimin e ngritjes së aktakuzës. Ligjëratat e Shefqet Krasniqit asnjëherë nuk kanë qenë nxitëse dhe nuk mund të konsiderohen të tilla”, ka thënë ai.