‘Rambo’ akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 16-vjeçareje

E publikuar: 17/11/2017 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vajzë 16-vjeçare në Las Vegas në vitet 1980, transmeton Gazeta Express.

Mail Online ka botuar atë që thotë se është një raport i policisë që daton nga 1986, i cili detajonte akuzat.

Raporti thotë se vajza e re ishte “poshtëruar dhe e turpëruar”, si dhe duke u “frikësuar”. Nuk u ndërmor asnjë veprim.

Zëdhënësja e yllit Rocky tha se historia ishte “kategorikisht e rreme”.

Michelle Bega e përshkroi këtë deklaratë si “qesharake”, duke shtuar: “Askush nuk ishte në dijeni të kësaj historie deri sa u botua sot, përfshirë Z. Stallone.

“Në asnjë moment z. Stallone  nuk ishte kontaktuar ndonjëherë nga ndonjë autoritet apo dikush tjetër lidhur me këtë çështje.”

Viktima e dyshuar tha se ajo u frikësua kur truproja e yllit u përfshi në incidentin në një dhomë hoteli, sipas raportit të policisë 12 faqesh.

Raporti thotë se vajza pretendonte se ata u takuan në korrik 1986 në atë që ishte atëherë Hotel Hilton Las Vegas kur ajo mori një autograf nga Stallone.

Ajo pretendoi se një truproje i dha çelësat e saj në një dhomë hoteli ku më vonë kishte marrëdhënie seksuale me të dy burrat.

“Ajo tha se pasi u vesh, Stallone i bëri komentet asaj se ata ishin të dy burra të martuar dhe se ajo nuk mund t’i tregonte askujt për incidentin dhe nëse ajo e bëri, ata do të duhej ta rrihnin kokën. “, ka thënë ajo.

Stallone ishte në Las Vegas në atë kohë duke e bërë filmin “Over the Top”. Truproja e tij, Mike de Luca, u qëllua për vdekje nga policia në Kaliforni katër vjet më parë./Gazeta Express/