Ramadani: S’ka ahengje familjare, grumbullime e ceremoni mortore

E publikuar: 30/04/2020 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 4 maji do të hyn në fuqi masa të reja mbrojtëse.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publikë të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka bërë të ditur se pavarësisht lehtësimeve që janë bërë në masat e reja, përsëri ndalohen grumbullimet, ceremonitë mortore e ahengjet familjare.

“Ndalimi i vizitave familjare, ndalimi i grumbullime, ndalimi në ahengje familjare e ceremoni mortore përveç familjarëve të ngushtë”, deklaroi Ramadani.
Ai ka bërë thirrje që përsëri të kujdesemi për shëndetin e njëri-tjetrit dhe të mbahet distanca fizike prej dy metrash.

“Ju lutemi që të respektoni masat nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja. Ju lus që të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të tjerëve. Ju lutem që të mbani distancë fizike 2 metra, higjienë personale dhe na ndihmoni edhe neve që ta kontrollojmë edhe më tutje situatën epidemiologjike. Na ndihmoni pak, që ne t’ju ndihmojmë shumë”, tha Ramadani.