Ramadani siguron tri pikë për Austrinë

E publikuar: 24/03/2015 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori kosovar, Albin Ramadani, ka shënuar golin e vlerës së tre pikëve për përfaqësuesen U-17 të Austrisë.

Ramadani shënoi golin e tretë në minutën e 58-të në fitoren e Austrisë ndaj Uellsit me rezultatin 3:2.

Ndeshja ndërmjet Austrisë dhe Uellsit u zhvillua të hënën në Rusi.

Kjo ishte ndeshja e dytë e zhvilluar në kuadër të Grupit 5 eliminator për “Euro U-17”, shkruan koha.net.ramadani46

Ramadani që luajti tërë ndeshjen, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 39-të.

Me këtë fitore, Austria është forcuar në pozitën e parë me gjashtë pikë, kurse Rusia që zë vendin e dytë, ka katër pikë.

Në pozitën e tretë të Grupit 5 gjendet Uellsi, kurse Islanda në pozitën e fundit pa asnjë pikë.