Ramadani përsëri grumbullohet nga Panucci në Kombëtaren A

E publikuar: 15/03/2018 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori fantastik nga Kosova, Ylber Ramadani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares U21.

Kombëtarja U-21 do të luajë dy sfida tepër të rëndësishme me Sllovakinë me ambicien për ta mbyllur grupin kualifikues të Evropianit 2019 në vendin e dytë, pas Spanjës.

Matematika u jep ende shpresë, por Shpresat vuajnë nga mungesa të shumta. Mesfushorët Qazim Laçi dhe Agim Zeka e sulmuesi Florin Durmishaj janë mungesa të sigurta, ndërsa portieri Selmani është në dyshim.

Por si të mos mjaftonin këto, Shpresave do tu mungojë edhe Ylber Ramadani që do të grumbullohet me Kombëtaren A, duke parë mungesat e shumta në mesfushë, transmeton Panorama.

Në këtë situatë, trajneri i U-21, Alban Bushi, ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Interit, Armand Rada dhe ka rikthyer sulmuesin Rei Manaj.

Gjithashtu, një rikthim tjetër do të jetë edhe ai i Albi Dokës, i cili ka lënë pas dëmtimin.