Ramadani: Jemi drejt shuarjes së plotë të infeksionit nga koronavirusi por duhet të kemi shumë kujdes

E publikuar: 06/05/2020 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se jemi drejt shuarjes së plotë të infeksionit nga koronavirusi, por se rregullat duhet të vazhdojnë që të mos përballemi shpejt me një valë të re të këtij infeksioni.

“Jemi drejt shuarjes së plotë të infeksionit nga koronavirusi”, ka thënë Ramadani në Klan.

“Zbatojini masat sepse mund të ketë shpërthim të virusit, Konsiderojmë që të gjithë personave duhet t’u përmbajhen rregullave higjinike. Higjena personale, distancimi, mbajtja e rregullave jetësore nuk vlen vetëm për covid 19 por për të gjitha sëmundjet infective. Në valën e dytë, mund të ballafaqohemi kah shtatori ose tetori me dy viroza, edhe me gripin edhe koronavirusin. Për gripin kemi vaksina por nuk ka për koronavirusin andaj duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë ai.