Rama: Viti 2020, i rindërtimit. Tri lagjet e reja në Tiranë, Durrës e Laç. 20 miliardë lekë nga buxheti

05.12.2019 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rama: Viti 2020, i rindërtimit. Tri lagjet e reja në Tiranë, Durrës e Laç. 20 miliardë lekë nga buxheti

Viti 2020 shpallet nga kryeministri Edi Rama si viti i rindërtimit pas pasojave shkatërruese të tërmetit të 26 Nëntorit.

“Do të ndërtojmë një lagje të re në Durrës, Laç dhe tre në Tiranë, njëren tek “5 Maji”, një në “Kombinat” dhe e treta në “ish -uzinën e autotraktorëve”, tha Rama.

Kryeministri nga foltorja e parlamenti foli me shifra konkrete se sa para të buxhetit të shtetit shkojnë për programin e rindërtimit.

“Ne do ta programojmë procesin sikur të mos marrim asnjë lekë nga bota. Buxheti angazhon një fond afro 20 miliardë prej të cilave 13 miliardë janë lekë si transfertë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 miliardë janë të ardhura nga donacionet e ndryshme, por e gjithë kjo pako e parë është një alokim fillestar”, tha ai më tej.

Sipas kryeministrit i gjithë ky operacion masiv për të rikuperuar dëmet e tërmetit nuk prek parametrat e buxhetit.

“ne nuk do t’i prekim parametrat kryesor të buxhetit vjetor, nuk do ta prekim ekonominë në funksion të rindërtimit, do të përdorim rindërtimin në funksion të ekonomisë. Ne nuk do marrim nga një anë e popullit dhe t’ia japim anës tjetër”, tha ai më tej.

Shqetësimit të deputetëve të opozitës për vënien para përgjegjësisë të atyre që ndërtuan pa parametra kryeministri Edi Rama u dha këtë përgjigje.

“Është fotografuar gjithçka, edhe para dhe mbrapa procesit, po bëhen dosjet gati. Të gjitha ndërtimet janë në proces hetimi”, tha Rama.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Për herë të parë Thaçi thotë se s’është vetëm një adresë e vetme për formim të Qeverisë

Deputeti i VV’së: S’ka Qeveri të pakicës, shpejt takohen Kurti e Mustafa

Selimi: Thaçi ka thënë se s’do të lejojë të ndodhë koalicioni VV-LDK sa të jetë president

Tahiri: Thaçi e Rama bënë gabim historik, unë s’e lejova Serbinë të hapë tema territoresh

Pallaska tregon se pse nuk pret të aprovohet padia e Ramës ndaj Haradinajt

Haradinaj priti në takim ambasadorin William Walker

‘Më së pakti injorant’/ Haradinaj: Rama i angazhuar në ndarjen e Kosovës. Veprim i dëmshëm

Merovci publikon foto të sekretarit të LDK-së që ishte rrahur rëndë nga serbët para luftës

Kurti: Jemi aq afër marrëveshjes me LDK’në saqë po u afruam edhe më, merremi vesh

Elmi Reçica, i ftuari i rradhës i Gjykatës Speciale

Mediat greke kërkojnë që të shpallet ‘non grata’ gazetarja e Top Channel, bëri emisionin me temë: “Derviciani, fshati që refuzon shqipen”

Shqiptarët ekzekutuan snajperistin në Londër, policia publikon emrat dhe foto

Besa Shahini “pa doreza” ndaj Rektorit Koni: Është koha të zgjidhet një grua në krye të Universitetit

Kosnetti sfidon ministritë dhe komunat të publikojnë hetimet për mashtrim e korrupsion

Selimi: S’jam kërcënuar nga askush e as s’kam nevojë për ndonjë mbrojte

Ligji për mbrojtje, mbetet i bllokuar në parlament