Rama: Të merret seriozisht vendosja e maskave, ta shmangim një mbyllje të dytë

E publikuar: 13/10/2020 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa mori fjalën në konferencën me ndërkombëtarët dhe Ministrinë e Drejtësisë për çështjen e korrupsioni u ndal tek vendimi ku maskat duke nisur nga e enjtja bëhen të detyrueshme në ambiente të hapura dhe në ato të mbyllura.

Rama ka thënë se kjo gjë do të shmang një mbyllje të dytë si ajo e mbylljes në fillim të pandemisë.

Ai ka shtuar se shpreson që kjo nismë të merret seriozisht.

“Dua t’ju falënderoj që jeni ndihmë në vendosjen e maskave të cilat nga e enjtja do jenë të detyrueshme. Shpresoj që kjo masë të zbatohet nga qytetarët, që çdo individë të bënte detyrën e vet të vogël përballë asaj që do të ndodhte në një mbyllje të dytë për shkak të këtij virusi të pabesë”, tha Rama. /TCH/