Rama takon Erdoganin: Biseduam për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh dhe për situatën në Ballkan

E publikuar: 14/09/2020 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në rezidencën e këtij të fundit në Marmaris.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook, tregon se me Erdoganin kanë biseduar për vazhdimësinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy vendeve si dhe për situatën më Ballkanin Perëndimor.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Tajip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me COVID-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Rama.