Rama: SHBA nuk e toleron dhunën kundër institucioneve

E publikuar: 08/06/2019 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak orë nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në twitter.

Rama shkruan i vendosur se do të bëjë vetëm para drejt 30 qershorit, ndërsa thekson se SHBA nuk e toleron dhunën ndaj institucioneve.

“Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën;nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike; nuk e toleron dhunën kundër institucioneve – e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30qershorit” shkruan Rama