Rama: Putini, kërcënim serioz për Europën

E publikuar: 26/04/2015 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka bërë thirrje Europës që të reagojë ndaj atij që ai e quajti “kërcënimit Putin”.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Stuttgarder Zeitung”, Rama ka folur për marrëdhëniet politike dhe ekonomike Shqipëri – Gjermani dhe projektet e përbashkëta në të ardhmen mes dy vendeve, transmeton shekulli.

Ndër të tjera, Rama ka folur edhe marrëdhëniet Shqipëri – Serbi dhe ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit. Kreu i qeverisë ka thënë se po punohet përmirësimin e raporteve mes dy shteteve që historikisht nuk kanë shkuar bashkë.

Sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Rama thotë ky është një proces që do kohë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Europën kryesisht në fushën e sigurisë.