Rama publikon mesazhet: Bojkoti i opozitës për MSA-në nuk u prit mirë nga ndërkombëtarët

E publikuar: 16/10/2018 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bojkoti i opozitës ditën e hënë në takimin e komitetit të 13 të MSA-së mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel nuk është pritur mirë nga ndërkombëtarët.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një mesazh që i ka dërguar një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian.

Rama shkruan në Twitter:

“Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian:I dashur Edi!S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Është e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…”.
Drejtuesja e delegacionit europian, Monika Makovei kritikoi dje përfaqësuesit e opozitës për bojkotin, ndërsa raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ftoi opozitën të paraqesin prova në prokurori./tvklan.al