Rama përqafohet me Thaçin, por shihni si e pret ish-këshilltarin e Berishës (Video)

E publikuar: 03/10/2016 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Pas takimit me Presidentin Bujar Nishani, kreu i shtetit kosovar, Hashim Thaçi u prit nga kryeministri Edi Rama.

Siç e ka zakon, Rama doli deri te shkallët e kryeministrisë për ta pritur mikun nga Prishtina, me të cilin u përqafua ngrohtësisht.

Më pas erdhi radha e prezantimit të stafit që shoqëronte Thaçin.

Por ajo që ra në sy ishte takimi i Ramës me një prej këshilltarëve të Presidentit të Kosovës, Adri Nurellari.

https://vid.me/9Irh

Siç duket edhe nga video, Rama me Nurellarin nuk patën vetëm shtrëngim dore, por edhe përqafim.

Për ata që nuk e njohin, Nurellari ka qenë një prej kundërshtarëve të Ramës në vitin 2005 kur pranoi të bëhej këshilltar i kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.