Rama mëngjes pune me Mustafën në Prapashticë

E publikuar: 30/06/2020 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë̈, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, ka vazhduar takimet me liderët e partive politike në Kosovë.

Rama në agjendën e tij të sotme e kishe paraparë një takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në selinë e kësaj partie, por në momentin e fundit ai ka ndryshuar agjendën dhe takimi është duke u zhvilluar në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë, ku pritet të zhvillojmë një mëngjes pune.

Rama gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Po ashtu, në agjendë është paraparë edhe një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ky i fundit nuk pritet që të takohet me shefin e ekzekutivit shqiptar për shkak të një përplasjeje të mëhershme rreth idesë̈ së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi të kryeministrit të Shqipërisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri shqiptar takoi presidentin e vendit, Hashim Thaci, kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, atë të PDK-së, Kadri Veseli.

Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte./Gazeta Sinjali/