Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve të fakulteteve, fytyra e pengmarrësve të protestës

E publikuar: 07/01/2019 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edi Rama ka reaguar pas protestës së sotme nga studentët. 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas protestës së sotme nga studentët.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore”, u shpreh sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas rinisjes së protestës së studentëve dhe pamjeve të publikuara ku disa studentë gozhduan dyert e disa fakulteteve në Tiranë.

Ai theksoi se tanimë janë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh. Me studentët”, shprehet Rama.