Rama: Lajme të mira do të vijnë për turizmin

E publikuar: 07/04/2017 08:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se me uljen e taksës së turizmit nga 20 në 6 për qind, do të kenë ndikim në rritjen e punësimit dhe të mirëqenies së qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, Qeveria të cilën e drejton do të përkrah edhe më tutje zhvillimin sektorit të turizmit.

“Me uljen e taksës së turizmit nga 20 për qind në 6 për qind, një zotim i mbajtur falë reformave për të bërë shtet, të tjera lajme të mira do të vijnë për turizmin, punësimin, mirëqenien”, ka shkruar Rama në profilin tij në Facebook. /Telegrafi/