Rama: Kush është biznesmeni, sponsor i PD-së, që kërkon të ndërtojë hotelin me 5 yje në Valbonë

E publikuar: 16/11/2017 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, është rikthyer me ashpërsi në foltoren e Kuvendit, pasi Kryeministri Edi Rama i kujtoi emrin e një biznesmeni, Avni Ponarin, që kërkonte të investonte në Valbonë, por që sipas Ramës, ishte mbështetës i Partisë Demokratike.

Basha iu kundërpërgjigj menjëherë: Nuk ka dalë kot që ke marrë fund publikisht, por ke dalë dhe nga pikëpamja e logjikës e vjen ëktu e bën diversione.

Unë nuk i ndaj njerëzit politikisht, por në të ndershëm dhe një grusht horrash, kryesisht në oborrin tënd, që ti i ke mbledhur për pasurinë tënde.

Nuk i do fjalët e mia?! Merr fjalët e DASH: Vend kryesor i prodhimit të drogës. Nuk i shikoje ti fushate e drogës katër vites, as piostat e avionëve, as fikjen e radarëve.

Ti thoje “ku ka drogë, nuk ka drogë” derisa një mëngjes u zgjove e the “e mposhtëm drogën”.

Nuk më ka interesuar kurrë personi yt, për përgjegjësia që kam ndaj njerëzve të majtë dhe të djathtë dhe ftoj atë që nuk të ndjek ty si zombie të mos e ngrejë kartonin.