Rama kundër Vuçiçit: BE nuk do na lërë vetëm

E publikuar: 18/03/2020 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama foli me anë të një lidhje skype në Open në Top Channel për luftën që po bën Shqipëria ndaj Covid-19. Rama tha se masat shtrënguese janë e vetmja rrugë për të luftuar këtë armik.

Vuçiç tha se BE nuk na ndihmon dhe do i kërkojë ndihmë Kinës, ndani dhe ju të njëjtin mendim?- e pyeti Eni Vasili.

Jo, nuk ndaj të njëjtin mendim. Presidenti i Serbisë ka tre porta. Ka BE, Kinën dhe Rusinë. Ne kemi vetëm një portë, ajo është porta euro-atlantike. Marrëdhënia me BE dhe SHBA. Presidenti i Serbisë po bën politikë të brendshme duke lavdëruar Kinën në një vend ku shumica e popullsisë nuk e do BE-në. BE-ja nuk do na lërë vetëm, por në strategjinë afatshkurtër jemi vetëm- tha Rama.