Rama kritikohet për veshjen në Kuvend, ja si i përgjigjet

E publikuar: 23/05/2017 07:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PD, Astrit Patosi i ka tërhequr vëmendjen kryeministrit Rama, sipas të cilit veshja e kryeministrit thyen etikën e Parlamentit.

Teksa mori fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, Patozi tha se veshja e Ramës nuk është e duhura për në Parlament.

“Dua t’i tërheq vëmendjen kryeministrit Rama, veshja e të cilit thyen etikën e Parlamentit”, u shpreh Patozi. Pas kësaj deklarate, Rama buzëqeshi dhe iu përgjigj që veshja e tij është modë por mbart dhe një kuptim.

“Raporti im me veshjen, diskutohet pastaj bëhet mode, nëse do jesh parlamentin e ardhshëm mos u çudit ta gjesh veten këtë modë. Veshja ime nuk është vetëm modë, është modë e mesazh, për 1 mln njerëz që votuan këtë qeveri, që ta kuptojë që kjo qeveri është ndryshe nga ajo që i përshkoi Blushi”, tha Rama.

Kryeministri Rama kishte zgjedhur që të vishte një bluze të bardhë me mbishkrimin “Shqipëria që duam”, e cila përdoret nga ai gjatë takimeve me qytetarët në qytete të ndryshme në Shqipëri.