Rama: Kemi gati amnistinë fiskale. Përfitojnë të gjthë, përjashtohen nga politikanët deri tek…

E publikuar: 20/04/2020 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama ka propozuar një nismë te re, atë të aministisë fiskale e cila siç thotë ai që të vihet në jetë, duhet të miratohet në parlament.

“Jemi gati që t’ja cojmë parlamentit, amnistinë fiskale. Kjo është e domosdoshme, sepse për 30 vjet me radhë qytetarë në emigracion kanë bërë punë nga më të ndryshmet dhe kanë plot kursime që i kanë pasur të pamundur t’i depozitojnë në banka.

Po ashtu edhe kompanitë që nuk kanë deklaruarar të ardhurat, pra do jetë një amnisti që do japi lehtësi për emigrantët sidomos, por edhe ata që kemi në vend që të formalizojnë paranë që kanë në dispozicion. Amnsitia ndalon riciklimin e të ardhurave kriminale dhe korruptive, pra përjashtohen ata që janë të dënuar për veprimtari kriminale.

Përjashtohen politikanët, zyrtarët e lartë dhe rrethi i tyre familjarë dhe ata që militojnë në radhet e pocisë, gjkyakatëse prokurorëve dhe në rangjet e larta të administratës.

Pra të gjithë të tjerët do përfitojnë kur kjo amnisti të miratohet në parlament. Amnistia mendohet të ketë kohëzgjatje prej një viti, të ndahet në tre fasha katër mujore, në fashën e parë detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5%, në të dytë 7% dhe në të tretën 10%, por janë shifra që do të diskutohen dhe kolaudohen me grupet e interesit më tutje në proces.

Amnistia për të qenë e besueshme plotësisht dhe përgjithmonë e qëndrueshme do të jetë fiskale dhe penale. Për këtë periudhë nuk do të ketë më në të ardhmen asnjë konsegunencë përveç se me rasteve kur një subjekt ka bërë deklarim të rremë, fjala vjen, që nuk kanë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale dhe më pas të rezultojë i tillë”, tha Rama.