Rama: KE-ja ishte e qartë, ne i bëmë detyrat e shtëpisë!

E publikuar: 06/05/2019 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Komisioni Europian në Tiranë, pas një pune të rëndësishme, dha shenjën pozitive për hapje të negociatave, e kjo do të thotë se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë.Duke folur në “Javën e Europës”, Rama theksoi:“BE ka një rol të rëndësishëm në forcimin e rolit të shtetit. Rruga për të shkuar në BE është shumë më e rëndësishme se mbërritja. Kjo sepse sa më shumë hapa bëjmë për në BE, aq më shumë e forcojmë shtetin ligjor. Ne në Tiranë nuk punojmë vetëm për atë që na thotë Berlini a Brukseli dhe Parisi, por punojmë për një Shqipëri më të mirë nesër, për t’iu lënë fëmijëve tanë një vend sa më të begatë. Sa i përket negociatave, Komisioni Europian në Tiranë pas një pune të gjatë dhe të saktë për realitetin këtu, duke dokumentuar situatën me racionalitet, u shpreh pro rekomandimit për hapje të negociatave me Shqipërinë”.

“Dhe kur KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, kjo do të thotë as më pak e as më shumë se ne kemi bërë detyrat e shtëpisë”, shtoi kryeministri. /tch