Rama i Ivanovit, Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni

E publikuar: 01/03/2017 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qëndrimi i Ivanov, reagon Rama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale “Twitter” dhe “Facebook” ka reaguar kundër qëndrimit të Presidentit maqedonas që nuk mandatoi qeverinë Zaev me pretendimin se platforma e partive shqiptare është përgatitur nga një vend tjetër.

LEXO EDHE:

Zaevit nuk i jepet mandati, Ivanov akuzohet për grusht-shtet

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, shkruan Rama.

Përgjigja e tij vjen pas akuzave që kanë ardhur kohët e fundit nga Shkupi zyrtar, se platforma e paraqitur nga shqiptarët në Maqedoni është fryt i ndërhyrjeve të Tiranës.

Ivanov doli para mediave në një konferencë për shtyp rreth orës 16:30, ku bëri publik vendimin e tij. “As Kushtetuta dhe as vetëdija ime nuk më lejojnë që të jap mandatimin për dikë që minon pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë. Sa të jem unë President i Maqedonisë nuk do t’i jap mandat askujt që angazhohet, ose që në program të tij ka rrënimin e pavarësisë dhe sovranitetin e Maqedonisë”, tha ai.